Ajvaz Berisha del me spot zgjedhor: Bashkimi Demokratik – Zëri dinjitoz i Drenasit

Kandidati për kryetar të Drenasit nga radhët e Bashkimit Demokratik (BD), Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ka prezantuar spotin e tij zgjedhor, ku thekson vizionin për një komunë me zhvillim të ndershëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

 

Në spot, Berisha thekson se BD si parti liberale ka në qendër individin, barazinë në shoqëri, drejtësinë dhe mundësitë e njëjta për zhvillim ekonomik përmes investimeve. “Prona publike nuk është për t’u zhvatë nga askush. Ajo i shërben interesit të përgjithshëm, jo xhepave të politikës lokale,” shprehet ai në mesazhin e tij.

Spotin e tij, Berisha e ka fokusuar tek çështjet konkrete që prekin drejtpërdrejt qytetarët: arsim cilësor, ujë dhe kanalizime, bursa për nxënësit, çerdhe për fëmijët dhe investime që hapin vende të reja pune.

Mesazhi i tij politik është i qartë: “Bashkë, me dinjitet dhe votim të mençur, do t’i largojmë ata që për vite të tëra kanë parë vetëm interesat personale dhe kanë dështuar të sjellin zhvillim. Më 12 tetor, votoni progresin – Bashkimi Demokratik dhe numrin ✅145.”

____________________________________

➡️⬇️https://www.facebook.com/share/v/1CfeGmYQjA/?mibextid=wwXIfr

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *