Shukri Buja: Arsimi në qendër të programit tim – për Lipjanin e së ardhmes

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, ka vendosur arsimin si prioritet kryesor në programin e tij qeverisës.

“Mësimdhënësit janë në pritje të Kryetarit, dhe unë kam përgjegjësinë të jem zëri i tyre,” u shpreh Buja, duke shtuar se vizioni i tij përfshin shkolla më të mira, arsim më cilësor dhe kushte dinjitoze pune për punonjësit e arsimit.

Programi i tij parasheh ndërtimin e shkollave, çerdheve dhe kopshteve të reja, si dhe masa konkrete për ta lehtësuar barrën e familjeve: mbulimin e kostos së shujtave ditore, transportit për nxënës dhe dhënien e bursave për nxënësit e suksesshëm.

“Arsimi nuk duhet të jetë barrë, por lehtësim dhe mundësi për secilën familje në Lipjan. Me PDK-në dhe me programin tim, ne do ta bëjmë këtë realitet. Ejani me ne, sepse fitorja është e jona,” deklaroi Buja.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *