Blog

  • Tubim zgjedhor i Bashkimit Demokratik në Krajkovë: Banorët mbështesin vizionin për një Drenas më të zhvilluar

    Tubim zgjedhor i Bashkimit Demokratik në Krajkovë: Banorët mbështesin vizionin për një Drenas më të zhvilluar

    Sonte në Krajkovë u mbajt tubimi zgjedhor i Bashkimit Demokratik, ku u prezantua kandidati për Asamble të Drenasit nga ky fshat, z. Xhemajl Bytyçi, dhe ku Kryetari i BD-së dhe kandidati për Kryetar të Drenasit, Prof. dr. Ajvaz Berisha, mbajti një fjalë rasti.

    Kryetari Berisha theksoi rolin historik të Krajkovës në proceset dhe ndryshimet pozitive që kanë përmirësuar jetën e qytetarëve. Gjatë tubimit u diskutuan problemet kryesore të fshatit dhe të komunës së Drenasit, duke përfshirë infrastrukturën e pakryer, mungesën e investimeve dhe sfidën e ujit të pijshëm, dhe u prezantuan zgjidhjet konkrete që ofron Bashkimi Demokratik për një zhvillim të qëndrueshëm.

    Atmosfera e tubimit ishte konstruktive dhe qytetarët e Krajkovës shprehën interes të madh për të dëgjuar programin dhe vizionin e Bashkimit Demokratik. Mesazhi i qartë: një Drenas më i zhvilluar është i mundur me udhëheqjen e Prof. dr. Ajvaz Berisha dhe përfaqësimin e denjë të Xhemajl Bytyçit në Asamble.

     

    Bashkimi Demokratik falënderon të gjithë banorët që morën pjesë dhe i fton të votojnë me ✅1️⃣4️⃣5️⃣ për Kryetar dhe ✅5️⃣ për Asamble, për një të ardhme më të mirë të Drenasit.

     

  • Shukri Buja në Poturovc: “Mbështetje e fuqishme për vizionin tonë për Lipjanin

    Shukri Buja në Poturovc: “Mbështetje e fuqishme për vizionin tonë për Lipjanin

    Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me z. Heset Sahiti, Kryetar i Degës së Nismës Socialdemokrate në Lipjan, bashkëpunëtorët e tij, si dhe kandidatin për Kuvend Komunal, Besimin, zhvilluan një takim me qytetarët e Poturovcit.

    Gjatë këtij takimi, Buja tha se vizioni i tij për Lipjanin është ndërtuar mbi nevojat e qytetarëve, zhvillimin e barabartë dhe përkushtimin për një qeverisje transparente. Ai u shpreh mirënjohës për pritjen dhe mbështetjen që mori në këtë fshat

     

    “Mbështetja që mora sot nga qytetarët e Poturovcit është dëshmi e qartë se projekti ynë politik për Lipjanin është duke u pranuar e fuqizuar çdo ditë. Së bashku do të ndërtojmë një Lipjan të zhvilluar, të drejtë dhe me mundësi për të gjithë”, deklaroi Buja.

    Sipas tij, bashkëpunimi i ngushtë me strukturat lokale dhe qytetarët do të jetë garancia më e madhe e fitores në zgjedhjet e ardhshme.

  • Shukri Buja: “Rufci, Hallaqi e Ribari – bashkë për një Lipjan më të mirë

    Shukri Buja: “Rufci, Hallaqi e Ribari – bashkë për një Lipjan më të mirë

    Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, gjatë një takimi me qytetarët e Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Madh, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël, ka theksuar se ndryshimi në Lipjan është i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.

    “Bashkimi ynë sot është garanci për fitoren nesër. Me përkushtim, transparencë dhe zhvillim të barabartë për të gjitha fshatrat dhe qytetin, do ta bëjmë Lipjanin vend ku secili ndjehet pjesë e ndryshimit”, u shpreh Buja.

    Ai theksoi se mbështetja e qytetarëve në këto fshatra është dëshmi e qartë se vizioni i tij për një Lipjan më të mirë ka gjetur përkrahje të gjerë.

    “Të gjithë jemi në pritje të një qeverisjeje që punon për qytetarin, dhe kjo do të bëhet realitet. Fitorja është e jona”, shtoi Buja para të pranishmëve.

  • Marigona Kadriaj në Suharekë: “Vullneti për ndryshim është më i fortë se kurrë – më mirë për Suharekën me PDK-në

    Marigona Kadriaj në Suharekë: “Vullneti për ndryshim është më i fortë se kurrë – më mirë për Suharekën me PDK-në

    Kandidatja për Asamblenë Komunale të Suharekës nga Partia Demokratike e Kosovës, Marigona Kadriaj (nr. 26), ka marrë pjesë në tubimin madhështor të PDK-së, ku u dëshmua fuqishëm se qytetarët e Suharekës janë të vendosur për ndryshim dhe zhvillim.

     

    “Sot, në këtë tubim të madh, pamë se vullneti për ndryshim është i gjallë në zemrat e qytetarëve tanë. Ishte nder dhe përgjegjësi për mua të jem pranë njerëzve që duan përparim dhe një të ardhme më të mirë për komunën tonë”, u shpreh Kadriaj.

    Ajo theksoi se Partia Demokratike e Kosovës është shtëpia e vlerave dhe ideve, partia që ka vizion dhe energji për të çuar përpara Suharekën.

    “Unë jam krenare që jam pjesë e PDK-së dhe e këtij projekti të madh politik. Me besimin tuaj, do të punojmë së bashku për një Suharekë më të mirë. Më mirë për Suharekën – më mirë për të gjithë ne!”, deklaroi Kadriaj.

     

    Në këtë tubim, u konfirmua përkrahja për kandidatët e PDK-së në Suharekë, përfshirë Dardan Berishën (nr. 191) dhe Marigona Kadriajn (nr. 26), të cilët kanë marrë mbështetje të madhe nga qytetarët si zëri i tyre për ndryshim në Asamblenë Komunale.

     

     

  • Ajvaz Berisha ia thotë në sy Egzone Terdevcit: “Qeveria jote është qeveria më anti-Drenas e anti-Drenicë në histori

    Ajvaz Berisha ia thotë në sy Egzone Terdevcit: “Qeveria jote është qeveria më anti-Drenas e anti-Drenicë në histori

    Kandidati për kryetar të Drenasit nga Bashkimi Demokratik, Prof. Dr. Ajvaz Berisha, nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë Kurti dhe përfaqësueses së saj në Drenas, Egzone Terdevci. Përballë saj, Berisha tha hapur se Vetëvendosja ka dëshmuar se është qeveria më armiqësore ndaj Drenasit dhe Drenicës.

    “Ju e quani veten qeveri e popullit, por në të vërtetë jeni qeveri e diskriminimit. Si është e mundur që një komunë si Shtimja, që është tri herë më e vogël se Drenasi, të marrë 3 milionë euro, ndërsa Drenasi – vetëm 180 mijë euro? Çfarë mund të ndërtohet me aq pak? Asnjë projekt kapital nuk mund të realizohet me këtë tallje. Ky është turp dhe dëshmi se kjo qeveri është anti-Drenas, anti-Drenicë dhe anti-zhvillim”, deklaroi Berisha.

    Ai theksoi se ky është një dënim i qëllimshëm politik vetëm pse Drenasi nuk është qeverisur nga Vetëvendosje, duke e cilësuar këtë si politikë hakmarrëse ndaj qytetarëve.

    “Kjo nuk është qeverisje, kjo është padrejtësi, diskriminim dhe fyerje për mijëra qytetarë të ndershëm të Drenasit. Ndaj këtyre padrejtësive, unë do të jem zëri i fuqishëm dhe i pakompromis i qytetarëve të mi”, u shpreh kandidati Berisha.

    Sipas tij, ardhja e tij në krye të komunës do të nënkuptojë një kthesë të madhe për Drenasin, duke sjellë projekte reale dhe jo premtime boshe.

  • Prof. Dr. Ajvaz Berisha, kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Drenasit, prezanton projektet kapitale

    Prof. Dr. Ajvaz Berisha, kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Drenasit, prezanton projektet kapitale

    Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga Bashkimi Demokratik, Prof. Dr. Ajvaz Berisha, ka prezantuar projektet kapitale që synon të realizojë me marrjen e besimit qytetar.

    Në fokus të programit të tij është ndërtimi i tre çerdheve të reja, të cilat do të ofrojnë kushte më të mira për edukimin e hershëm dhe do të mbështesin prindërit e rinj.

    Një nga projektet madhore është rënimi i objektit të vjetër të komunës dhe ndërtimi i një Qendre Kulturore-Artistike, që do të përfshijë edhe një teatër modern për aktivitete të shumta artistike dhe kulturore.

    Gjithashtu, Berisha ka bërë të ditur se një prioritet i tij është edhe zhvillimi i liqenit të Vasilevës, duke e shndërruar atë në një hapësirë atraktive për rekreacion, turizëm dhe aktivitete komunitare.

    Sipas tij, këto projekte do të shënojnë një hap të madh drejt zhvillimit urban, kulturor dhe ekonomik të Drenasit, duke i dhënë qytetarëve kushte më të mira jetese dhe perspektivë për të ardhmen.

  • Zgjedhjet Lokale 2025: Debati për Drenasin, Ajvaz Berisha prezanton projektet e tij në RTK1

    Zgjedhjet Lokale 2025: Debati për Drenasin, Ajvaz Berisha prezanton projektet e tij në RTK1

    Sonte, në orën 20:20, qytetarët e Drenasit do të kenë mundësinë të ndjekin “Debatin për Drenasin” në RTK1, pjesë e përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025. Kryetari i Bashkimit Demokratik, Prof.dr. Ajvaz Berisha, do të prezantojë vizionin, programin dhe synimet për zhvillimin e Drenasit, si dhe përfitimet që qytetarët mund t’i marrin nga qeverisja e Bashkimit Demokratik.

    Në këtë debat, vëmendja nuk do të përqendrohet vetëm te opozita, por te ato parti që aktualisht qeverisin Drenasin, të cilat nuk kanë sjellë rezultate konkrete gjatë viteve të fundit. Bashkimi Demokratik synon transparencë, llogaridhënie dhe projekte të prekshme për qytetarët, duke i dhënë një zgjidhje reale problemeve të qytetit.

    Qytetarët e Drenasit ftohen të ndjekin debatin dhe të njohin alternativën reale për të ardhmen e qytetit.

    ✅ Voto Bashkimi Demokratik, Prof.dr. Ajvaz Berisha për Kryetar!

  • Drenasi ka nevojë për vizion, jo për improvizime – Zgjedhja është Prof. Dr. Ajvaz Berisha

    Drenasi ka nevojë për vizion, jo për improvizime – Zgjedhja është Prof. Dr. Ajvaz Berisha

    Më 12 tetor, qytetarët e Drenasit nuk do të përballen vetëm me një proces zgjedhor, por me një vendim historik për të ardhmen e komunës. Përballë krizës së besimit në politikë, korrupsionit të brendshëm dhe stagnimit në zhvillim, para nesh po del një alternativë e pastër, e ditur dhe vizionare: Prof. Dr. Ajvaz Berisha dhe lista e Bashkimit Demokratik të Drenasit.

    Prof. Dr. Ajvaz Berisha nuk është politikan i improvizuar. Ai është personalitet i kompletuar – njeri i luftës dhe i dijes, një figurë që ka dëshmuar trimërinë si komandant dhe vizionin si profesor e doktor shkencash. Vitet e tij në akademi, kontributi profesional dhe përkushtimi ndaj shoqërisë e bëjnë atë liderin e duhur për të udhëhequr Drenasin drejt një kapitulli të ri.

    Foto në kohën e luftës Ajvaz Berisha Komandant-TIGRI

     

    ▪️Pse Prof. Dr. Ajvaz Berisha?

    • Integritet dhe pastërti morale: Në një kohë kur politika shpesh shihet si terren i përlyer, Ajvaz Berisha është shembulli i liderit që ka mbajtur larg duart nga korrupsioni dhe aferat.
    • Komandant dhe profesor: Një jetë e dëshmuar në luftë dhe në paqe – trim në front dhe i përgatitur në dije. Ky është kombinimi që e bën atë kandidatin më të kompletuar nga të gjithë.
    • Vizion për Drenasin: Nuk premton vetëm asfalt, por investime të qëndrueshme në punësim, arsim cilësor, shëndetësi efikase dhe mirëqenie sociale.
    • Lider i bashkimit, jo i përçarjes: Lista e tij është hapësirë e profesionistëve, të rinjve, grave dhe njerëzve të përkushtuar për komunitetin.

    ▪️Një listë e pasur për Asamblenë Komunale

    Prof. Dr. Ajvaz Berisha nuk vjen i vetëm. Ai sjell një listë të fuqishme dhe të pastër për Asamblenë Komunale – një listë që nuk gjendet në asnjë subjekt tjetër politik. Në këtë listë janë:

    • profesorë dhe intelektualë,
    • familjarë të dëshmorëve që kanë dhënë jetën për lirinë,
    • sportistë dhe të rinj të talentuar,
    • gra të guximshme dhe aktiviste të shoqërisë,
      të gjithë me ambicie të fuqishme për të punuar për qytetarët, jo për interesa të ngushta. Kjo e bën listën e Bashkimit Demokratik listën e duhur për Drenasin.

    ▪️Një parti që i jep llogari vetëm qytetarëve

    Ndryshe nga kandidatët e tjerë, Prof. Dr. Ajvaz Berisha nuk është peng i partive të mëdha e as i grupeve të interesit. Bashkimi Demokratik është tashmë parti politike e pavarur, me kryetar Ajvaz Berishën, dhe llogari i jep vetëm qytetarëve të Drenasit. Kjo është garancia më e madhe se pushteti do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo i përdorur për pazare politike.

     

    ▪️Çka përfiton Drenasi me këtë zgjedhje?

    Një komunë që menaxhohet me përgjegjësi, ku buxheti nuk është pronë e individëve, por investim për qytetarët. Një Drenas që sheh përtej ditës së sotme, duke krijuar kushte që rinia të mos ikë, por të ndërtojë jetën këtu. Një qeverisje ku fjala transparencë nuk mbetet vetëm slogan, por bëhet praktikë e përditshme.

    Prof.Dr.Ajvaz Berisha dhe Prof.Izjah Celaj nr2✅

    Arbër Halilaj-Bartës i listës i BD

    ▪️Mesazhi për qytetarët e Drenasit

    Drenasi nuk ka luksin të humbasë edhe katër vjet të tjera. Nuk ka kohë për eksperimente e as për premtime të rreme. Ka nevojë për udhëheqje të ndershme, për dije, për vizion dhe për guxim. Ka nevojë për një kryetar që ka dëshmuar veten si luftëtar për liri dhe si profesor për dije – një lider që i shërben vetëm qytetarëve.

    Më 12 tetor, zgjedhja është e qartë: 145✅ – Prof. Dr. Ajvaz Berisha dhe lista e Bashkimit Demokratik të Drenasit.

    ✅Votoni për një të ardhme më të sigurt, më të drejtë dhe më të ndritshme për Drenasin!

  • Kush është Memli Krasniqi? Një retrospektivë për degën e PDK-së në Drenas dhe sfidat e saj të brendshme

    Kush është Memli Krasniqi? Një retrospektivë për degën e PDK-së në Drenas dhe sfidat e saj të brendshme

    Nga: Labinot Halilaj, kandidat për Asamblenë Komunale Nr. 30 në listën e z. Ramiz Lladrovci

    Drenasi, që nga paslufta, ka qenë një nga bastionet më të forta të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Në disa raste, kjo komunë ka shënuar përqindjet më të larta të votës për PDK-në në nivel vendi. Por, përkundër kësaj përkrahjeje të fuqishme qytetare, dega lokale është përballur përherë me sfida të brendshme, shpesh të karakterizuara me përçarje, konflikte dhe eliminime sistematike të individëve që kanë ndërtuar këtë parti që nga themelet.

    Akterët e njëjtë, skenarë të përsëritur

    Në mënyrë të përsëritur, përbrenda degës së PDK-së në Drenas është zhvilluar një luftë e pamëshirshme ndaj figurave me kontribute të mëdha kombëtare dhe lokale. Kjo nuk është ndodhi e rastësishme është një model i përsëritur, me aktër politikë që mbeten të njëjtit, ndonëse periudhat dhe rrethanat ndryshojnë.

    Këta aktër, të cilët dikur udhëhoqën fushata të brendshme për të përjashtuar dhe dëmtuar z. Izet Ibrahimi dhe z. Gani Syla, sot janë të njëjtit që po zhvillojnë një betejë të njëjtë ndaj z. Ramiz Lladrovci një emër që përfaqëson stabilitetin institucional, qëndrueshmërinë dhe përvojën në shërbim të qytetarëve.

    Ky cikël i përsëritur i eliminimit të kontributorëve të vërtetë flet për një kulturë të brendshme që synon kontrollin, jo bashkëpunimin, interesin personal, jo interesin e qytetarëve.

  • Shukri Buja: Banullë, Gllogoc e Qellopek – Një vizion, një qëllim, një fitore!

    Shukri Buja: Banullë, Gllogoc e Qellopek – Një vizion, një qëllim, një fitore!

    Në një atmosferë të jashtëzakonshme përkrahjeje, kandidati për kryetar, Shukri Buja, u prit ngrohtësisht nga banorët e Banullës, Gllogocit dhe Qellopekut, ku u theksua edhe një herë besimi i palëkundur i qytetarëve në vizionin e tij për të ardhmen.

    “Faleminderit për përkrahjen madhështore sonte! Me punë dhe projekte konkrete do t’ua kthejmë këtë besim të madh,” u shpreh Buja në fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur.

    Ai prezantoi një platformë të qartë zhvillimore, që përfshin:

    • Shkolla moderne dhe cilësi më të lartë në arsim,
    • Rrugë të sigurta dhe të asfaltuara për çdo lagje e fshat,
    • Qasje më të mirë në shërbime shëndetësore për të gjithë banorët,
    • Përkrahje të fuqishme për gratë dhe të rinjtë që duan të ecin përpara.

    “Banullë, Gllogoc e Qellopek janë tre fshatra me një vizion të përbashkët – të ndërtojmë një komunë që u shërben njerëzve, jo interesave personale,” theksoi kandidati Buja, duke shtuar se e ardhmja është tashmë në duart e qytetarëve.

    Ai u zotua se do të sjellë transparencë, zhvillim dhe drejtësi në qeverisje, duke ndërtuar mbi përvojën dhe përkushtimin e tij për vendin.

    “E ardhmja është këtu, prandaj fitorja është e jona!” – Shukri Buja.