Merita Plakiqi-Bala – Gruaja e Çelikt që po rikthen ndershmërinë dhe punën në politikën e Drenasit!

Në zemër të Drenasit po ngrihet një zë i fortë, i vendosur dhe i drejtë – Merita Plakiqi-Bala, një emër që lidhet ngushtë me arsimimin, ndershmërinë dhe sakrificën kombëtare.

Vajza e arsimtarit të njohur Fadil Plakiqi, që edukoi breza të tërë e la pas një trashëgimi të çmuar në arsim e në formimin e karakterit qytetar. Shumë prej nxënësve të tij u bënë heronj të luftës dhe udhëheqës të zhvillimit të Kosovës së lirë.

Merita është gjithashtu motra e luftëtarit të lirisë, Xhafer Plakiqi, i cili dha gjithçka për lirinë e atdheut.

 

E rritur në një familje punëtore e me vlera të forta kombëtare, ajo sot e sjell këtë trashëgimi të pasur në shërbim të qytetit të saj.

Një grua që nuk premton shumë, por punon shumë, që dëshmon me vepra, jo me fjalë. Me qetësi, përkushtim e vendosmëri, ajo përfaqëson gjeneratën e re të grave që besojnë se politika duhet të jetë shërbim, jo privilegj.

“Merita është grua e çelikt, përkrah Çelikut të Luftës – një zë i ndershëm, i guximshëm dhe i vërtetë për Drenasin tonë.”

Merita Plakiqi-Bala 3️⃣✅

Për Drenasin që punon, jo që flet.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *