Në garën për Asamblenë Komunale të Drenasit, një emër që po fiton gjithnjë e më shumë besimin e qytetarëve është Merita Plakiqi Bala, kandidate e NISMA Socialdemokrate me numrin 3✅.
Me 27 vite përvojë në arsim, Merita Bala është dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, edukimit dhe brezave të rinj. Ajo e njeh mirë sistemin arsimor, sfidat e tij dhe rrugët që çojnë drejt përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe kushteve të shkollave në komunën e Drenasit.
Përveç përvojës profesionale, Merita Plakiqi Bala vjen edhe me bagazh të pasur jetësor – si nënë për 21 vite, grua punëtore dhe e përgjegjshme, dhe qytetare që e njeh nga afër realitetin e çdo familjeje drenase. Këto vlera e kanë bërë të ndjeshme ndaj nevojave të komunitetit dhe të vendosur që në Asamblenë Komunale të mbrojë me zë të fortë interesat e qytetarëve.
“Arsimi është rrënja e zhvillimit. Familja është shtylla e shoqërisë. Kur këto dy fusha janë të forta, edhe Drenasi është më i fortë. Ky është vizioni im – zhvillim përmes dijes dhe vlerave,” thekson Bala.
Në këtë garë zgjedhore, Merita Plakiqi Bala sjell një kombinim të përvojës, përkushtimit dhe vizionit, duke u bërë zëri i ndryshimit që synon një Drenas më të zhvilluar, më të drejtë dhe më njerëzor.

Leave a Reply