Marigona Kadriaj: Rinia ka nevojë për mundësi reale, jo për premtime boshe

Marigona Kadriaj, një vajzë e re dhe e vendosur, po kandidon për Asamblenë Komunale të Suharekës me numrin 26, në listën e kandidatit për Kryetar të Komunës, Dardan Berisha (191).

Në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, Kadriaj thekson rëndësinë e përfshirjes së rinisë në vendimmarrje dhe krijimit të kushteve reale për zhvillimin e tyre:

“Si një vajzë e re që po kandidoj për Asamble Komunale, unë e di sa shumë sfida ka rinia jonë — por edhe sa shumë fuqi e ide të mira kemi.

Rinia nuk ka nevojë për premtime boshe, por për mundësi reale: për punë, arsim cilësor dhe përfshirje në vendimmarrje.

Unë dua të jem zëri juaj në Asamble, zëri që e shtyn komunën tonë përpara me energjinë e rinisë. Së bashku me Kryetarin Dardan Berisha, do të punojmë që rinia e komunës sonë të ketë më shumë hapësira, më shumë mundësi dhe më shumë besim në të ardhmen.

E ardhmja është në duart tona — dhe ne jemi gati ta ndërtojmë bashkë!”

Mesazhi i Marigonës ka gjetur mbështetje të madhe në mesin e të rinjve të Suharekës, të cilët po e shohin atë si përfaqësuese të brezit të ri që dëshiron ndryshim real në komunë.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *