Partia Bashkimi Demokratik (BD) sonte zhvilloi një tubim përmbajtësor zgjedhor në fshatin Dobroshefc – lagjja Prenku, ku morën pjesë një numër i madh qytetarësh dhe të rinjsh të kësaj zone. Në këtë ngjarje të rëndësishme politike ishin të pranishëm Kryetari i BD-së, Prof. dr. Ajvaz Berisha, nënkryetarët, anëtarë të kryesisë si dhe kandidatët për Asamblenë Komunale të Drenasit.

Tubimin e hapi Edmond Prenku, Kryetar i Rinisë së BD-së dhe kandidat për Asamble nga Dobroshefci, i cili theksoi përkushtimin e të rinjve për të sjellë energji të re dhe ide konkrete për zhvillimin e komunës.
Në vijim, Kryetari Berisha prezantoi programin dhe vizionin e Bashkimit Demokratik, duke vënë theksin tek zhvillimi ekonomik lokal, përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së jetës për banorët e Drenasit. Ai theksoi se ndryshimi i vërtetë kërkon bashkim dhe vullnet kolektiv, duke i ftuar qytetarët që më 2025 të votojnë për një Drenas më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të bashkuar.

Pas pjesës zyrtare, u zhvillua një debat i hapur me qytetarët, ku u trajtuan pyetje dhe shqetësime konkrete. Kryetari Berisha iu përgjigj drejtpërdrejt çdo pyetjeje, duke nënvizuar se “e ardhmja është në duart e votuesve dhe ndryshimi fillon me pjesëmarrje”.
Drenasi im, bashkohu për ndryshim!
#BashkimiDemokratik #ZgjedhjetLokale2025 #AjvazBerisha #Drenas #Dobroshefc

Leave a Reply