Shukri Buja viziton lagjen Bajraktari dhe përfitojnë mbështetje nga banorët

Kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Arditin, zhvilluan një vizitë në lagjen Bajraktari. Takimi me banorët solli një mbështetje të fuqishme për kandidaturën e tij dhe vizionin e tij për zhvillim dhe përmirësim të jetës në komunë.

Buja theksoi rëndësinë e dëgjimit të qytetarëve dhe angazhimin e tij për projekte që përmirësojnë infrastrukturën, arsim cilësor, shërbime publike dhe mundësi punësimi. Banorët e lagjes Bajraktari shprehën besimin se programi i tij do të sjellë ndryshime reale në komunë dhe do të forcojë komunitetin lokal.

“Këto takime janë një motivim shtesë për të punuar me përkushtim dhe për të realizuar premtimet që kam dhënë për qytetarët e Lipjanit,” u shpreh Buja.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *