Marigona Kadriaj: Nga Reqani me besim dhe përkushtim për Suharekën

Kandidatja për Asamblenë Komunale të Suharekës, Marigona Kadriaj, ka zhvilluar një takim elektoral në fshatin Reqan, në mesin e familjarëve dhe banorëve të zonës. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kandidati për kryetar të komunës, Dardan Berisha, bashkë me kandidatët tjerë për asamble.

“Reqani është vendi ku jam rritur dhe gjithmonë jam ndier si në shtëpinë time. Pritja e ngrohtë dhe mbështetja e fortë nga dajtë e mi dhe nga banorët e Reqanit janë dëshmi se dashuria dhe besimi i familjes shndërrohen në forcë për të ecur përpara në shërbim të qytetarëve,” u shpreh Kadriaj.

Ajo theksoi përkushtimin për të qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në asamble, duke ftuar të gjithë suharekasit të bashkohen në këtë rrugëtim politik.

“Me shumë mirënjohje dhe besim, ju ftoj të na përkrahni: ✅ Dardan Berisha – 191 për kryetar dhe ✅ Marigona Kadriaj – 191/26 për asamble,” tha Kadriaj.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *