Ndërsa dita e balotazhit po afrohet, figura të njohura nga Suhareka dhe diaspora kanë filluar të deklarojnë hapur përkrahjen e tyre për kandidatët që besojnë se do ta çojnë qytetin përpara.
Shaip Kadriaj ka bërë publike mbështetjen e tij për kandidatin Bali Muharremaj, duke theksuar punën e mirë dhe rezultatet konkrete që ai ka arritur gjatë mandatit të tij.
“Suhareka ka nevojë për vazhdimësi dhe zhvillim. Z. Muharremaj ka dëshmuar me vepra, përkushtim dhe rezultate se meriton besimin e qytetarëve dhe të diasporës. Prandaj, në këtë balotazh, unë e mbështes plotësisht,” – ka deklaruar Kadriaj.
Ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Suharekës që të përkrahin Bali Muharremajn për një mandat të ri, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe zhvillimit të qytetit.
“Bashkë për Baliun, bashkë për Suharekën!” – përfundon mesazhi i tij.
Postimi i tij në Facebook:

























